“Një sezon pa titull te Bayern nuk është kurrë arsye për të festuar”. Me këto fjalë Thomas Tuchel mbylli aventurën e tij në Mynih. U negociuan në fakt për të vijuar bashkëpunimin, por kushti i vendosur nga Tuchel, për të rinovuar kontratën e tij deri në 2026, nuk u pranua nga drejtuesit. Tekniku gjerman pritet t’i respektojë kontratës, do të qëndrojë një vit pushim, deri në 2025, aq sa kishte dhe kontratën, për të nisur më pak një aventure të re, sigurisht këtë periudhë do të paguhet nga Bayern. Sipas mediave angleze, e ardhmja e Thucel do të jetë në Premier League.

Man
Man

Sky Sport shkruan se Chelsea dhe Man.United janë vënë në ndjekje të Tuchel. Gjithnjë sipas mediave në ishull, “djajtë e kuq” kanë vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e ish trajnerit të Bayern.

Chelsea
Chelsea

Te Chelsea, Tuchel është një emër që e njohin mirë, me gjermanin që i dhuroi edhe një trofe të Champions League. Sigurisht, mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosin drejtuesit e këtyre dy klubeve me trajnerët aktual, Ten Hag dhe Pochettino.

Sport

Jo vetëm në Angli, sipas mediave spanjolle, Tuchel është mes kandidatëve për të marrë edhe drejtimin e Barcelonës, me Laporta-n që mund t’i besojë stolin e ekipit bluagrana.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb