Anglia nuk di të ndalet, vijon me hapa të sigurt dominimin në Grupin C, në kualifikueset e “Euro2024”. Ekipi i Southgate kalon pa shumë vështirësi edhe Ukrainën duke siguruar një trepikësh pas suksesit të pastër 2-0.

Harry Kane realizoi golin e parë në minutën e 37-të, i shërbyer brenda në zonë në mënyrë perfekte nga Saka. Në të 40-tën, ishte ylli i Arsenal që me një ekzekutim fantastik dyfishoi shifrat. “Tre luanët” menaxhuan me kujdes pjesën e mbetur të ndeshjes duke marrë kreun e Grupit C me 6 pikë të plota:

Southgate
Southgate

“Jam me të vërtetë i lumtur për paraqitjen e djemve. Ndaj Italisë menaxhuam me mirë topin gjatë pjesës së parë, ndërsa në të dytën lejuam shumë. Këtë herë, ndaj Ukrainës luajtëm në mënyrë të thjeshtë, jam me të vërtetë i lumtur”, u shpreh Southgate pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb