Anija ruse ‘SLAVIANKA’ e ngarkuar me grurë e cila ka mbërritur në portin e Durrësit, mëngjesin e 28 Shkurtit. Anija është nisur nga Rusia në datën 2 Shkurt, kohë kur ende nuk kishte nisur pushtimi i Ukrainës. Në bordin e anijes ndodhet një sasi prej 3030 tonë grurë rifuxho, thënë ndryshe e pa paketuar.

Nga mëngjesi i kësaj të marte ka nisur shkarkimi i sasisë së grurit në portin e Durrësit. Burime për News24 bëjnë të ditur se nuk ka njoftim për mbërritjen e ndonjë anije tjetër nga Rusia kjo lidhet edhe me bllokimin së fundmi të kanaleve tregtare të Rusisë dhe Ukrainës për shkak të luftës që ka nisur.

Sipas të dhënave të INSTAT vitin e kaluar erdhi nga Rusia 46% e totalit të drithërave të importuar ndërsa 4% erdhën nga Ukraina. Importuesit e miellit në vend thonë se 75% të grurit e marrin nga Rusia dhe se kanë rezerva për 3 muaj. Nëse Rusia do të vazhdojë sulmin në Ukrainë, importuesit thanë se do të gjejnë vende të tjerë për të marr grurë si Gjermania apo Franca.

Si do të diversifikohen burimet e furnizimit

Lufta do të ketë ndikim në prodhimin e ardhshëm, pasi gruri është në fazat e para të rritjes dhe korrjet e reja janë në korrik.

Adi Haxhiymeri një nga importuesit kryesor të grurit tha se vendi nuk do të mbetet pa furnizime, por pohoi se çmimi i importeve të reja do të jetë më i lartë. Importuesit janë në fazë intensive të ndryshimit të burimeve të furnizimit.

Portet ruse dhe ukrainase në Detin e Zi ishin të mbyllura edhe sot. Një terminal rus, Novorossiysk, mbetet funksional, por me rritjen e sanksioneve ndërkombëtare, ka të ngjarë që të dërgojë vetëm vëllime të kontraktuara më parë me pak shpresa për të rezervuar shitje të reja.

“Rusia dhe Ukraina përbëjnë rreth 29% të eksporteve globale të grurit, 19% të furnizimeve botërore të misrit dhe 80% të eksporteve botërore të vajit të lulediellit,” raport agjencia “Reuters” dje në mëngjes.

Ndërkohë, procesi i mbjelljeve të pranverës në Ukrainë pritet të fillojë së shpejti dhe shumë pasiguri mbeten për kapacitetin e prodhimit të vitit 2022.

Fermerët duhet të fillojnë së shpejti punën në terren dhe ka një pikëpyetje të madhe se do funksionojnë në kushtet e luftës.

Sakaq kërkesa e tregtarëve për të blerë grurin Rus ka qenë thuajse zero pas datës 24 shkurt, njoftoi Agjencia “Reuters”.

Pas forcimit të sanksioneve çmimi i grurit në bursa u rrit dje me 6.4%.

Pesha
Pesha

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb