Sekretari i Shtetit nw SHBA, Marco Rubio, tha të martën se Shtetet e Bashkuara “kryen një sulm vdekjeprurës” kundër një “anijeje të dyshuar për drogë” në jug të Karaibeve.
“Sot ushtria amerikane kreu një sulm vdekjeprurës në Karaibe jugore kundër një anijeje droge që ishte nisur nga Venezuela dhe po operohej nga një organizatë e caktuar narko-terroriste”, tha Rubio në një postim në X pasi Presidenti Donald Trump iu referua incidentit në komentet e tij në Zyrën Ovale.
Ky veprim përfaqëson një përshkallëzim të konsiderueshëm nga administrata Trump kundër karteleve të drogës, një numër prej të cilave administrata i ka përcaktuar si organizata terroriste të huaja.
Kjo mund të ketë pasoja serioze për rajonin ku SHBA-të kanë grumbulluar asete ushtarake, duke shkaktuar zemërimin e udhëheqësit venezuelian Nicolas Maduro.
“Kemi shumë drogë që vërshojnë në vendin tonë, që vijnë për një kohë të gjatë, dhe këto vijnë nga Venezuela dhe dalin shumë shpesh nga Venezuela”, tha Trump.
