Anëtari i Kryesisë të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka reaguar lidhur me sektron e anijes me lëndë kimike të rrezikshme në Vlorë. Ndërsa e konsideron një ngjarje të rëndë, e një krim që po i bëhet Vlorës, Kadilli shkruan në një postim në rrjetet sociale se ky krim nuk ndodh pa bashkëpunimin me shtetin.

“Shërbimi i tragetit nuk është nje aktivitet dosido! Fuci me lëndë kimike të rrezikshme, ishin ngarkesë e rregullt e tragetit. Dihet që licensat i jepen të preferuarve të pushtetit. Agron Brati, drejtor i agjencisë, vëlla i një drejtuesi të lartë socialist dhe mik i kryetarit të bashkisë, Leli. Zamir Kormuzi, biznesmeni që kryen këtë punë mik i KM Rama. Trafikimi i mbetjeve është biznes i mafies, por që nuk bëhet pa kapur institucionet.” shkruan Kadilli në statusin e tij.

Postimi i plotë:
Cfarë po i bëni Vlorës?
Një krim i rëndë është raportuar në Vlorë!
Nuk është me vrasje, apo zhdukje njerëzish!
Është raportuar një krim, që nuk ndodh pa bashkëpunimin me shtetin. Nuk ndodh, pa bashkëpunim me mafien ndërkombëtare. Një traget, që u brohorit nga qeveritarët si tregues i zhvillimit në Vlorë, qënka trageti i vdekjes.
Shërbimi i tragetit nuk është nje aktivitet dosido! Fuci me lëndë kimike të rrezikshme, ishin ngarkesë e rregullt e tragetit.
Dihet që licensat i jepen të preferuarve të pushtetit.
Agron Brati, drejtor i agjencisë, vëlla i një drejtuesi të lartë socialist dhe mik i kryetarit të bashkisë, Leli (shih foto 1).
Zamir Kormuzi, biznesmeni që kryen këtë punë mik i KM Rama (shih foto 2).
Trafikimi i mbetjeve është biznes i mafies, por që nuk bëhet pa kapur institucionet.
Ku shkarkoheshin?
Cfarë ndotnin kriminalisht?
Tokën apo detin e Vlorës?
Cili është roli i “deputetit” të Vlorës Rama?
Po i Lelit?
Këto do të sqarohen vetëm nëse hetimi nga pala italiane i shkon gjerave deri në fund, dhe nuk ndalon në mezzocanal. Kjo do të sqarohet kur vlonjatët ta kapërcejnë krenarinë e tyre, dhe të shikojnë se cfarë po i bën Vlorës ai që e kanë pranuar për deputet, që e kanë sot KM dhe që mundohet t’i gënjejë me zanatin e bojatisjes e zbukurimeve, sic ka genjyer më parë Tiranën dhe sot Shqipërinë.
Ky krim në Vlorë është më i rëndi!
Pasojat e këtij krimi nuk shpaguhen dot lehtë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb