Drejtorja e Informacionit në News24, Anila Jole zbuloi një detaj nga e kaluara e Belinda Ballukut, kur solli në vëmendje se ajo ka punuar në televizionin News24.
Në “Studio 24” me Ola Bruko, Jole tha se 2 dekada më parë, Balluku ka punuar në News24 si producente e spektaklit “Kafazi i Artë”. Ndërsa pas 20 vitesh, tha Jole, Balluku sulmoi pikërisht televizionin, që i dha jo vetëm rrogën, por edhe famën e emrin.
Anila Jole: Ju kujtohet para 20 vitesh ku punonte znj.Balluku? Ka qenë producentja e “Kafazit të Artë”, spektaklit të parë të llojit Brother që u transmetua në News24.
Ishte programi më i ndjekur dhe për rrjedhim edhe drejtuesit e tij u bënë shumë të njohur. Aty Balluku njohu median, njohu Newsin, atë News që sot e goditi në mënyrë të ashpër e të pamëshirshme. Nga një njeri që merrte rrogën tek News24, u bë një njeri i fuqishëm dhe goditi atë vend që i dha famën dhe emrin e parë. I provoi dritat e studiove, ndërsa sot kërkon t’i fikë, por ato janë dritat e së vërtetës dhe nuk mund të fiken.
Erl Murati: Tani është producente e emisionit “Kafazi Jo i Artë”.
