Anis Mehmeti vijon të shkëlqejë në Angli, teksa të premten realizoi një tjetër gol. Kundër West Brom, Mehmeti zhbllokoi takimin, ku i shtangu të gjithë në minutën e pestë.
Mbrojtja kundërshtare ishte e vendosur mirë, për këtë askush nuk priste që fubtollisti shqiptar të provonte nga distanca, duke realizuar një supergol, që për të dukej mjaft i lehtë.
Ky ishte goli i shtatë i 24-vjeçarit për këtë sezon në Championship, ndërsa ka dhënë edhe 6 asiste. Anis Mehmeti është padyshim rreziku kryesor te Bristol Siti, falë paraqitjes fantastike, por ende nuk dihet se si do të jetë e ardhmja e tij, pasi në fund të sezonit i përfunon kontrata. Për këtë arsye muaji janar do të jetë vendimtar për të ardhmen e Mehmetit.
