Këngëtarja Anjeza Shahini, e cila ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në Eurovizion por edhe në kompeticione të tjera është martuar para pak ditësh me partnerin e saj me të cilin kishte një lidhje prej disa vitesh. Në ato pak foto të bëra publike nga ceremonia shumë private e dasmës së këngëtares, që u bë në Toskana Itali, Anjeza as më pak e as më shumë duket si një princeshë, krah burrit të saj që është shtetas anglez. Me një fustan të thjeshtë dhe një grim shumë natyral, Anjeza ishte vërtetë fisnike dhe e mahnitshme.
Por njerëzit asnjëherë nuk kënaqen dhe kjo i ka rënë sy edhe Anabel. Një prej ndjekëseve të këngëtares në Instagram ka guxuar madje edhe ta ‘kritikojë’. “A ke përdorur tualet? Të kanë dalë rrathët poshtë syrit… Nuk më pëlqen si ke dalë nuse më fal që po ta them por dhe fustani ncuk…”, ka shkruar një nga ajo në foton e publikuar nga vetë Anjeza në Instagram.

Ndërsa vetë këngëtarja është përgjigjur se “Nuk munda të vija silikon poshtë syve e as të blija një fytyrë tjetër”. Sigurisht që komenti i ndjekëses ka marrë reagime dhe komente të tjera shumë negative ashtu sikurse miqtë e Anjezës që nuk kanë ngurruar ti bëjnë sërish komplimente jo vetëm për pamjen por edhe për karakterin e saj.
(m.k/BalkanWeb)
