Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur ditën e sotme që të rrëzojë kërkeën e Andia Ullirit, e cila kërkonte të merrte vendin e Arjan Ndojës në Parlament.
Ajo pretendoi se mandatin e deputetes e fitonte në bazë të kuotës ligjore, ndaj çështjen e çoi në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Sakaq, KAS vendosi edhe për mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, duke ia hequr Kleana Xhuvelit.
Kështu, mandati i deputetit nga koalicioni i kalon kandidates së parë në listën e mbyllur të Tiranës, Ana Dajko.
