Caktohet gjyqtari që do shqyrtojë ankimimin e ish-zv.kryeministrit dhe deputetit të PS-së Arben Ahmetaj në Apel.

Ankimimi i bërë nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të shqyrtohet nga gjyqtari Dhimitër Lara.

Gjyqtari Lara, i zgjedhur nga shorti, do ta shqyrtoje i vetëm apelimin ndaj vendimit që lejoi kontrollin e banesës së bashkëjetueses së Ahmetajt në Hamallaj.

Në Apel Ahmetaj kërkon konstatimin e vendimit të shkallës së parë si anti-kushtetues, pasi sipas tij, për lejimin e kontrollit të banesës së bashkëjetueses së tij duhej marrë miratim nga Kuvendi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: