Drejtuesja e Përgjithshme e Ligjeve në institucionet e Presidentit të Republikës, Eriola Shia, deklaroi se Kushtetuta e Shqipërisë nuk parashikon një mekanizëm për pezullimin e anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

“Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk njeh mekanizëm kushtetues pezullues për anëtarët e Këshillit të Ministrave”, theksoi Shia.

Qëndrimi i institucionit të Presidentit për çështjen “Balluku” përputhet me atë të Këshillit të Ministrave dhe të Kuvendit të Republikës, duke theksuar se vendimi për pezullim bie jashtë kompetencave kushtetuese.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: