Drejtori juridik i Kryeministrisë, Erald Jonuzaj, ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese argumentet e qeverisë lidhur me ankimimin kundër pezullimit nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas Jonuzajt, vendimi i GJKKO ka shkelur kompetencat e pushtetit ekzekutiv dhe parimet kushtetuese.
“Duke u bazuar në Kodin e Procedurës Ligjore, neni 22 parashikon se deputeti gëzon imunitet dhe nuk mund të ndalohet gjatë ushtrimit të detyrave të tij. Kushtetuta vendos një barazi mes statusit të deputetit dhe ministrit: ministri gëzon imunitet për detyrat e tij dhe për sigurinë personale gjatë ushtrimit të funksionit,” tha Jonuzaj.
Ai shtoi se Kryeministria ka ardhur para Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur pushtetin ekzekutiv dhe për të sqaruar cenimin e kompetencave të Këshillit të Ministrave. “Masat e sigurisë, a janë të pakufizuara? Mund të vendosen ndaj kujtdo apo kanë kufizime?” pyeti drejtori juridik, duke theksuar rëndësinë e respektimit të parimeve kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë argumentet e Kryeministrisë dhe të vendosë mbi ligjshmërinë e pezullimit të Ballukut. “Nëse shikojmë bazën e Kodit të Procedurës Ligjore, neni 22 i dispozitave kryesore thotë se deputeti gëzon imunitet dhe nuk mund të ndalohet gjatë ushtrimit të detyrave të tij. Shkalla e barazisë mes deputetit dhe ministrit është e vendosur në Kushtetutë. Deputeti gëzon imunitet për detyrat e tij dhe për sigurinë personale gjatë ushtrimit të funksionit. Ne kemi ardhur para Gjykatës Kushtetuese për shkak të cënimit të pushtetit ekzekutiv. Këtë çështje e kemi trajtuar gjerësisht, duke evidentuar cënimin e kompetencave të Këshillit të Ministrave. Masat e sigurisë, a janë të pakufizuara? A mund të vendosen ndaj kujtdo, apo kanë kufizime?”, tha Jonuzaj.
