Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim mbi bazë dokumentesh ankimimin e ish-deputetit Ervin Salianji, i cili kërkon shfuqizimin e vendimeve gjyqësore të dhëna për dënimin e tij.
Sipas vendimit, çështja do të shqyrtohet në themel mbi aktet e depozituara, pa zhvillimin e seancës dëgjimore publike, në këtë fazë të procesit.
Ervin Salianji u lirua nga qelia më 8 korrik, pasi vuajti rreth 9 muaj burg. Me dënimin me 1 vit heqje lirie, Salianji humbi mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.
Ai ishte zgjedhur deputet në zgjedhjet parlamentare të viteve 2017 dhe 2021, duke përfaqësuar dy legjislatura radhazi në Kuvend.
