Një rrëfim tepër i sinqertë ka mbërritur në mikrofonin e News 24. Piktori Klajdi Karati, ka rrëfyer jetën e tij dhe gjithçka që i është dashur të kalojë për të mbërritur tek vetvetja.

I gjendur përballë paragjykimeve dhe mungesës së mbështetjes për të vijuar talentin e tij të padiskutueshëm që është piktura, ai ka rrëfyer se e ka gjetur formën për t’ia dalë. Një nga goditjet më të mëdha në jetën e tij ishte humbja e dashurisë. Mes lotëve ai tregon se vajza që ka dashuruar më së shumti, ka ikur dhe nuk i ka thënë asnjë fjalë të fundit…

Klajdi ju keni rrëfyer se nuk ju kanë mbështetur si piktor i ri në moshë, si ndiheni për këtë fakt?

Nuk kam marrë kurrë atë që kam merituar dhe njerëzit kanë dyshuar tek aftësitë e mija. Ishte kjo arsyeja se pse unë isha edhe më i tërhequr dhe vetmuar. Vetmia nuk më shqetëson më sepse më është bërë e zakonshme tani mund të qëndroj edhe vetëm.

Nuk ka qenë askush krahu jot i djathtë?

Ka qenë, gjyshja ime… E vetmja! Ajo i dashuronte pikturat dhe unë ja plotësova këtë ëndërr. Ja mbusha shtëpinë plot me piktura njësoj siç më mbushi ajo zemrën me dashuri.

Dashuria… Çfarë është për ty ajo, dhe si ndihet një njeri kur humbet dashurinë?

Kam pasur një shoqe, një motiv, një njeri me të cilin ndaja gjithçka dhe tani nuk e kam më. Për mua dashuria ishte motiv për gjithçka por me ikjen e saj iku edhe motivimi. Kam kaluar periudha të tëra me ankth. Ende edhe sot ndihem i zhytur në një dëshpërim të thellë dhe nuk gjej motivimin e duhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb