Merkatoja verore e Vllaznisë duket se ka hyrë në një moment pritjeje, ndonëse në pamje të parë klubi ka vepruar me ritëm të lartë në javët e fundit. Deri më tani, kuqeblutë kanë prezantuar shtatë afrime për sezonin e ri, duke treguar qartë synimin për të forcuar skuadrën në prag të sfi dave të rëndësishme që i presin në arenën europiane dhe në kampionatin shqiptar. Përjashtim bën vetëm Rrok Toma, i cili është transferuar në formë huazimi nga Partizani, ndërsa gjashtë futbollistët e tjerë janë zyrtarizuar si afrime të plota nga ana e klubit shkodran.

Megjithatë, pas entuziazmit të krijuar nga prezantimi i lojtarëve të rinj, mbetet një pikëpyetje e madhe që lidhet me aktivizimin e tyre. Deri në këto momente, merkatoja e Vllaznisë rezulton ende e bllokuar dhe nuk ka pasur një njoftim zyrtar nga klubi apo institucionet përkatëse që të konfi rmojë zhbllokimin e saj. Kjo situatë ka ngritur jo pak dyshime, pasi pa një vendim përfundimtar, futbollistët e afruar rrezikojnë të mos jenë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në ndeshjet zyrtare.

Pavarësisht kësaj, në ambientin kuqeblu mbizotëron optimizmi. Burime pranë klubit lënë të kuptohet se drejtuesit janë të bindur se çështja do të marrë zgjidhje në kohë dhe se të gjithë futbollistët e afruar do të regjistrohen normalisht për sezonin e ri. Besimi është që pengesat administrative apo procedurale do të tejkalohen dhe trajneri do të ketë në dispozicion grupin e plotë që në sfi dat e para europiane, të cilat konsiderohen si objektivi më i afërt i Vllaznisë.

Megjithatë, derisa të vijë një konfi rmim zyrtar, hijet e dyshimit vazhdojnë të jenë të pranishme. Tifozët shkodranë, të cilët kanë pritur me interes çdo lëvizje të klubit në merkato, kërkojnë qartësi mbi situatën dhe presin që drejtuesit të dalin me një komunikim zyrtar. Në fund të fundit, afrimet marrin vlerë vetëm nëse mund të zbresin në fushë dhe të japin kontributin e tyre për fanellën kuqeblu. Për momentin, Vllaznia ndodhet mes optimizmit dhe pritjes. Nga njëra anë janë pesë afrime që premtojnë të rrisin cilësinë e skuadrës, ndërsa nga ana tjetër ekziston ende një pengesë që nuk është sqaruar plotësisht. Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të kuptuar nëse merkatoja do të zhbllokohet përfundimisht dhe nëse trajneri do të mund të llogarisë në të gjitha përforcimet që klubi ka prezantuar gjatë kësaj vere.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb