TIRANE – Shqipëria kishte pothuajse 15 minuta për të mbyllur llogaritë me Maqedoninë praktike dhe për të siguruar tri pikët e para në rrugën drejt kualifikimit në fazën finale të Botërorit 2018, që do të zhvillohet në Rusi.

Ndeshja e djeshme u ndërpre në rezultatin 1¬1 për shkak të një stuhie shiu në stadiumin ”Loro Boriçi”, në Shkodër, që ishte aq e fuqishme sa arbitri dhe lojtarët mezi i mbanin edhe sytë hapur.
Skuadrës së stërvitur nga Gianni De Biasi i mjaftoi minuta e parafundit për të mposhtur rezistencën e maqedonasve, firmosur nga Balaj në minutën e 89-¬të, me një devijim me kokë të krosit të Memushajt nga e majta, për të mbyllur llogaritë dhe për t’iu bashkuar Italisë dhe Spanjës në krye të grupit G. Sadiku i kaloi në avantazh shqiptarët pas nëntë minutave lojë, ndërkohë që Alioski barazoi në të 51¬-ën minutë.

Shqipëria po ndjek ëndrrën e ndaluar të kualifikimit në një kampionat botëror, pasi bëri të vetën kualifikimin në një kampionat evropian si ai i Francës, ku humbi dy ndeshje, kundër Zvicrës dhe Francës, dhe fitoi kundër Rumanisë shkruan Ansa.
Më 6 tetor, Shqiponjat do të ndeshen në Lihtenshtejn, që dje u shpartallua nga Spanja e Lopeteguit (8¬0) dhe mund të shfrytëzojë takimin Itali¬,Spanjë që mund të dalë në barazim për t’u renditur në krye të grupit. Edhe kjo do të ishte një fitore e vogël për Shqiponjat.

“Mund të thuhet se Maqedoninë e mundëm për 15 minuta. Kjo ndeshje mund të ndahet në dy pjesë… Sidoqoftë Maqedonia është një skuadër e mirë, e krijuar nga lojtarë shumë të rrezikshëm, sidomos duke filluar nga mesfusha dhe sulmi”- thotë Gianni de Biasi.

(BalkanWeb/ATA)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb