GJIROKASTER
Mbi 3 mijë turistë vendas dhe të huaj kanë vizituar gjatë vitit 2024 qytetin antik të Antigonesë, duke shënuar një rritje të ndjeshme të interesit për këtë sit historik.
Sipas drejtorit të parkut, Shkëlqim Guçe, statistikat tregojnë një rritje me mbi 1 mijë vizitorë krahasuar me një vit më parë, çka dëshmon për potencialin turistik në zgjerim të kësaj zone.
Gërmimet zbulojnë pjesë të historisë së humbur.
Prej disa vitesh, në Antigone po zhvillohen gërmime arkeologjike nga ekspedita italo-shqiptare, që synojnë zbulimin e teatrit antik. Studimet tregojnë se ky teatër mund të ketë një kapacitet të ngjashëm me atë të Butrintit, duke e kthyer atë në një tjetër atraksion me rëndësi të madhe historike dhe turistike.