Pasi ka kaluar shqetësimin në kavilje (“Një goditje e rëndë, por tani jam në gatishmëri”), Antonio Kandreva është gati të luftojë për të rimarrë një fanellë titullari në Inter-Juventus (e programuar për ditën e nesërme në “San Siro”, në orën 20:45): “Po presim me padurim të luajmë këtë ndeshje, jemi gati. Po ndjekim skuadrat që qëndrojmë përpara nesh në renditje dhe nuk mund të gabojmë më asgjë, do jetë një sfidë tejet e rëndësishme”, ishin fjalët e mesfushorit në intervistën e dhënë ditën e djeshme për “Premium Sport”.

Mesfushori zikaltër, ndërkaq, nuk beson se kundërshtari është në krizë pas daljes nga Liga e Kampionëve dhe humbjes kundër Napolit në shtëpi: “Kushdo e mendon kështu, gabon. Do jenë të egërsuar, janë skuadra më e fortë në Itali dhe këtë e kanë treguar edhe në Europë. Fitorja e vitit të kaluar? Çdo ndeshje ka historinë e saj. Di vetëm se do jetë një ndeshje e ndërlikuar, do kemi pak raste për të shënuar dhe do duhet t’i shfrytëzojmë: çdo detaj, çdo centimetër do bëjë diferencën”.

VENDI I KATËRT – Tifozët do mbushin edhe një herë “San Siro”-n (priten plot 78.328 të pranishëm në impiantin milanez, nuk ka më bileta në gatishmëri dhe pritet një fitim prej 5 milionë eurosh për arkat e klubit zikaltër: një rekord absolut në Itali): “Nuk mund të bëjmë gjë tjetër, veçse t’i falënderojmë, na kanë shfaqur dashurinë përgjatë gjithë vitit: do përpiqemi të fitojmë si për ata, po ashtu edhe për ne: objektivi Champions është shumë i rëndësishëm dhe nuk dua as ta mendoj se do e mbyllnim kampionatin të pestët…”. Kandrevës i mungon ende goli sezonal: “Nuk dua të flas për mungesë fati: fatin duhet të jesh i zoti e ta kërkosh. Do jepja gjithçka fitoren dhe vendin e katërt”.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/kandreva-juvja-eshte-e-egersuar-jap-gjithcka-per-fitoren/

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: