Ditën e djeshme presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se samiti që pritej të mbahej mes tij dhe presidentit rus Vladimir Puitn ishte anuluar.
I ka treguar edhe arsyet pas një vendimi të tillë.
“E anulova takimin me Putinin, nuk do të kishim arritur aty ku doja”, tha Donald Trump gjatë një takimi dypalësh me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në Zyrën Ovale.
Megjithatë lideri amerikan ka sqaruar se një takim I tillë do të ndodhë në të ardhmen.
