Pas shfuqizimit të nenit 4 të VKM-ës për tarifat e provimeve të mbartura, Këshilli Studentor në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka kërkuar që studentët të vijojnë mësimin.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë këshilli, i cili përmes një njoftimi zyrtar teksa falënderon studentët për pjesëmarrjen në protestë, e cilëson sukses  anulimin e VKM-ës nga MAS.

Kujtojmë që sot, studentët e Shkodrës ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në Elbasan, Korçë, Durrës dhe Tiranë, iu bashkuan protestës.

Nuk munguan edhe akuzat për intimidim. Anëtarja e këshllilit studentor, Melisa Braci u shpreh se dorëheqja e saj ka ardhur për shkak të intimidimit që i është bërë nga rektori, Adem Bekteshi.

 Njoftimi i plotë

Falenderojmë të gjithë studentët e ditës së sotme që ju bashkuan protestës, si dhe rektorin Adem Bekteshi për takimin e organizuar dhe se propozimi për shfuqizimin e pikës 4 të VKM nr 288 dt 21.05.2018, i cili prek interesat e secilit student dhe rëndon financiarisht secilin prej tyre, është realizuar me sukses.

Prandej, ne si Këshilli Studentor i Universitetit Luigj Gurakuqi, inkurajojmë të gjithë studentët në vijimin e rregullt të procesit mësimor.

Faleminderit

Këshilli Studentor i Universitetit Luigj Gurakuqi.

 

Letra E Keshillit Studentor

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: