Kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi ka bërë bilancin e punës së Gjykatës së Lartë për vitin 2025.

Gjatë fjalës së tij ai tha se cilësia, qëndrueshmëria dhe besimi publik është vizioni i një gjykate moderne.

“Ulëm Backlog deri në 61 %. Gjykata e Lartë ka ruajtur funksionimin e sistemi në presion të vazhdueshëm strukturor. Në vitin 2025 organet publike rezultojnë gjyq-humbëse në 50 5. Në fushën penale, 18 .4% rezulton gjyq humbëse prokuroria. Stoku i dosjeve u ul në 61 %. Kolegji administrativ vijon me një performancë shumë të mirë. Transparencë mbetet orientimi kryesor. Bashkëpunimi ndërkombëtar është rritur në mënyrë të dukshme. Çdo ngarkesë e krijuar sot në shkallë të parë dhe apel, nëse do të jetë problem për Gjykatën e Lartë. Gjykata e Apelit përbën sot hallkën më kritike të sistemit, dhe rrezikon aftësinë e tyre për të përballuar presionin, për shkak edhe të mungesës së kapaciteteve. Një sistem nuk mund të mbështete pafundësisht në sakrifica individuale. Qytetari kërkon funksionin të drejtë”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb