Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestrimin e llogarive bankare të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Vendimi është marrë nga gjyqtari i Posaçëm, Engert Pëllumbi.

Vendimi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 13.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11, datë 27.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., Shoqëria “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi llogaritë bankare”, dhe vendosi:

• Miratimin e vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
• Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

***

Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është duke u hetuar nën masën detyrim paraqitje, dhe akuzohet nga SPAK se ka marrë përfitime të paligjshme nga fondet e Bashkisë apo kompani kontraktore, që dyshohet se u pastruan nëpërmjet një rrjeti OJF-sh.

Llogaritë bankare që iu sekuestruan Ajola Xoxës kapin shifrën e mbi 800 mijë eurove.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb