Gjykata e Apelit të Posaçëm e konsideroi të drejtë vendimin e Gjykatës së Posaçme dhe vendosi të lërë nën masën e arrestimit me burg ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta, ndonëse SPAK i ka përfunduar hetimet dhe dorëzuar dosjen për gjykim.

Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka deklaruar se “beteja” nuk do të ndalet.

Sipas tij, nesër ose të mërkurën do të dorëzohet kërkesa e radhës për zëvendësimin e masës së sigurisë, ndërsa ka sulmuar gjykatat duke i quajtur të varura nga politika.

“Nuk kishim pritshmëri, do të vijojmë kërkesat tona. Nesër ose pasnesër do të bëhet kërkesa tjetër për zëvendësimin e masës.
Presidenti nuk duhet të qëndrojë në paraburgim, është turpi më i madh i ndodhur në Europë. Nuk ka asnjë president, ish-president, ish kryeministër, zyrtar të ndodhur në qeli. Organet e drejtësisë të varura nga politika.

Janë kthyer në gjykata politike dhe toga pushkatimi. Nuk ka shpjegim tjetër kjo që po ndodh me presidentin Meta”, tha ai.

Me herët, gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish -presidentit Meta për zëvendësim të masës, me arsyetimin se për shkak të pushtetit dhe influencës që ka, mund të intimidojë dëshmitarët dhe të prishë prova.

SPAK i ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur kryetarin e Partisë së Lirisë, ish-bashkëshorten e tij Monika kryemadhi, ish vjehrrën dhe dy të akuzuar s bashkëpunëtorë të tyre, lidhur me çështjen CEZ-DIA dhe kontratat me kompani lobuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Akuzat penale ndaj tyre, si korrupsioni, pastrim i parave dhe fshehja e pasurisë do të vlerësohet në seancë paraprake nga Irena Gjoka, Gjyqtarja e Posaçme njëherazi edhe gjyqtare e dosjes Berisha.

I pyetur nëse do të kërkojnë dorëheqjen e Gjokës nga çështja, avokati Cakrani deklaroi: Gjykata e Posaçme ende nuk ka caktuar datën se kur do të mbajë seancën e parë që çiftin Meta-Kryemadhi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb