Deputeti i PD-së, Edmond Saho, në një lidhje live në News24, foli për vendimin e Apelit që i ktheu vulën ish kryeministrit Sali Berisha.
Spaho tha se vula ka shkuar aty ku duhej të shkonte prej tre vitesh tashmë.

I pyetur nga gazetari Stafa në lidhje me faktin nëse Basha duhet të jetë në PD, Spaho tha se ai është personi i cili i shkaktoi shumë vuajtje demokratëve dhe nuk duhet të mendojë rikthimin.

“Vula ka shkuar atje ku duhet të shkonte, 3 vjet përpjekje intensive vërtetuan atë që kemi thënë që në dhjetor 2021, anëtarësia përcakton se cili është kryetari i partisë dhe kujt i takon vula. Sa i përket Bashës në PD, as nuk e mendoj që ai mund të jetë pjesë e PD pas gjithë këtyre vuajtje që u shkaktoi demokratëve. As nuk duhet ta mendojë që mund të rikthehet në PD, sepse është shkaktari i vështirësive më të mëdha që ka hequr kjo forcë politike. Mos të guxojë të mendoje së mund tu ofrojë dorën demokratëve dhe mund të gjejë vend në këtë forcë politike.
Sa i takon anëtarëve dhe simpatizantëve të tjerët të cilët për arsye të ndryshme nuk janë radhitur me Rithemelimin janë të mirëpritur të vijnë dhe të japin kontributin e tyre, sikur e kanë dhënë më përpara.
Edhe për deputetët e tjerë që janë rreshtuar krah Bashës, dera është e hapur. Të vijnë në PD”, tha Spaho.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb