SHKODER- Gjykata e Apelit në Shkodër nuk ka pranuar zëvendësimin e masës së sigurisë për Frederik Tatën, i akuzuar për prostitucion. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Apeli vendosi mospranim të ankimit të Tatës, duke lënë kështu në fuqi vendimin e shkallës së parë “arrest me burg”.

Mësohet se në sallën e gjyqit Frederik Tata ka kundërshtuar këtë vendim duke thënë se është i pafajshëm.

Tashmë pritet që çështja të shkojë edhe njëherë në Gjykatën e Shkallës së Parë ku do të zhvillohet gjyqi i themelit për të akuzuarin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: