Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shpalli fajtorë Eduard Kaprin, Besimira Nikon dhe Besjan Meçon.
Njoftimi i plotë:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Saida Dollani (anëtare), sot më datë 11.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 54 akti, datë 25.06.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurve/ankues Eduard Kaprit, Besimira Niko dhe Besjan Meço si dhe ankimin e ankuesit A.H., ndaj vendimit nr. 18, datë 27.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 27.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Mospranimin e ankimit të nr. 373, datë 20.06.2025, ndaj vendimit nr. 18, datë 27.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të ankuesit A.H.
3. Shpenzimet gjyqësore edhe të gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht.
4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim sipas ligjit.
5. U shpall në Tiranë, sot më datë 11.11.2025.
