Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich është paraqitur në një sallë gjyqi në Rusi për seancën e tij të apelit kundër paraburgimit të tij.
Por Gjykata ruse i ka refuzuar ankesën kundër paraburgimit.
Gazetari, i cili po mbahet në burgun famëkeq Lefortovo të ish-KGB-së në Moskë, u akuzua zyrtarisht për spiunazh muajin e kaluar.

Ai po mbahet në paraburgim dhe nëse shpallet fajtor do përballet me 20 vjet burg. Kjo është hera e parë që Gershkovich shfaqet që kur u arrestua.
