ARABI SAUDITE- Sulm me bombë në një xhami në Arabinë Saudite, të paktën 17 të viktima. Të paktën 20 persona të tjerë janë plagosur.
Mësohet se sulmi është kryer në një xhami pran kufirit me Jemenin, ndërsa mediat thonë se më herët xhamia është përdorur nga policia në jugperëndim të Arabisë Saudite.
Në sulmin e sotëm në provincën Asses gjithashtu janë plagosur edhe shumë të tjerë, raporton televizioni shtetëror El-Ikhbariya. Shpërthimi ndodhi kur besimtarët ishin duke u falur në xhami. Spitalet vendase po kërkojnë vullnetarë për të dhuruar gjak për të trajtuar të plagosurit.
Ende nuk dihen detaje të tjera nga kjo ngjarje, ndërsa deri më tani asnjë grup terrorist nuk ka pranuar përgjegjësinë për këtë sulm.
Kujtojmë se në muajin maj ISIS kreu një sulm në një xhami shiite në Arabinë Saudite.
(ma.ar/BalkanWeb)
