Në Arabinë Saudite do të hapet kinemaja e parë ( e mbyllur 35 vite më parë), dhe filmi i pare që do të shfaqet do të jetë “Black Panther”.

Filmi me superheroin është duke thyer rekorde shikueshmërie dhe përfitimesh në gjithë botën, ndërsa tani do të kenë mundësinë ta shohin edhe fansat sauditë.

Vendi konservator mysliman ka pasur kinema në vitet shtatëdhjetë, mirëpo ato u mbyllën nga presioni i klerikëve radikalë islamikë, raporton AFP.

Sauditët janë dashamirës të kulturës perëndimore, mirëpo ndjekja e ngjarjeve të huaja apo shikimi i filmave hollivudianë u lejohet vetëm nëpër shtëpitë e tyre, përmes telefonave celularë apo programeve satelitore.

Shfaqja e “Black Panther” do të nisë më 18 prill me një premierë të madhe në qytetin e Riadit.
black-780x439

panther1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb