Arabia Saudite vijon të josh Mohamed Salah, me sheikët që nuk kanë ndërmend të dorëzohen, por do të tentojnë edhe një herë në fund të këtij sezoni të sigurojnë shërbimet e sulmuesit egjiptian.
Salah vendosi t’i qëndrojë besnik Liverpool, të paktën edhe këtë sezon, por gjërat nuk po shkojnë si duhet, me Salah që nuk është më në qendër të projektit. Nga kjo situatë kërkojnë të përfitojë Al Ittihad, me ekipin saudit që pritet të hidhet në sulm gjatë verës për të siguruar kartonin e Salah.
Këtë herë as Liverpool nuk do të bëhet më pengesë, me palët që pritet të gjejnë një akord, shkruan Footmercato.
