Irani angazhohet vazhdimisht në negociata diplomatike dhe nuk humbet asnjë mundësi për të siguruar të drejtat e popullit të tij.

Ministri i Jashtëm i vendit, Abbas Araqchi, e tha këtë në mauzoleun e Imam Khomeinit me rastin e fitores së Revolucionit Islamik.

“Diplomacia duhet të kryhet në bazë të respektit të ndërsjellë dhe duke marrë parasysh interesat”, deklaroi Aragchi.

Sipas tij, Irani është i hapur për një diplomaci të tillë.

Duhet theksuar se pas protestave të fundit në Iran, marrëdhëniet midis këtij vendi dhe Shteteve të Bashkuara janë tensionuar. Pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se po dërgonte një flotë të fuqishme drejt Iranit, kërcënimet e reja të luftës janë rritur. Aktualisht, pritet të zhvillohen negociata midis palëve për të eliminuar rrezikun e një konflikti të mundshëm ushtarak.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb