Arben Dyla caktohet kreu i Përkohshëm i Prokurorisë së Lushnjës. Emërimi i Dylës u miratua nga KLP, me 7 vota “pro”.

Dyla ka qenë më herët prokuror në Mat,  i cili ka shoqëruar në Rripë ekspertët e Gjykatës së Hagës.

Në punën e tij si prokuror i Matit, ai kishte hetuar edhe rastin e diskutuar të të ashtuquajturës “Shtëpia e Verdhë”, duke hedhur poshtë pretendimet për trafik organesh në atë vend.

(d.xh/ BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb