Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me zhvillimet e sotme në Parlament, duke akuzuar kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, si një “provokues” që synon të pengojë funksionimin normal të institucioneve.
Sipas Malajt, veprimet dhe fjalët e Ballës kanë si qëllim të mbajnë “të ndezur agresivitetin ndërpartiak dhe politik”, duke krijuar një klimë tensioni dhe duke nxitur reagime agresive të opozitës.
“Kam kohë që paralajmëroj se Taulant Balla është provokuesi bixhozxhi edhe sipas mediave. Ai do të provokojë përherë dhe më shumë që Parlamenti të mos funksionojë normalisht. Ky postim nuk justifikon aspak qëndrimet agresive të opozitës,” shkruan Malaj.
