Ndaj Serbisë, Arbër Hoxha pritet të jetë një “armë” më shumë për trajnerin Sylvinho, me sulmuesin kuqezi që është gati për këtë takim. Frika ishte e madhe në një kohë kur Hoxha doli nga fusha në fundjavë pas një shqetësimi muskulor, por futbollisti kuqezi zbriti si titullar në Europa League, në suksesin 3-1 që Dinamo Zagreb arriti në transfertë përballë Maccabi Tel Aviv.

Hoxha qëndroi në fushë deri në minutën e 67-të, i vlerësuar me notën 6.8. Si rrallë herë këtë periudhë, Hoxha vjen në këtë grumbullim me ekipin përfaqësues në super formë.

Së fundmi, futbollisti shqiptar u vlerësua në Kroaci si lojtari më i mirë i muajit shtator.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb