Arbitrat shqiptarë do të jenë sërish të angazhuar në ndeshjet e kompeticioneve europiane të UEFA-s, duke konfirmuar besimin e vazhdueshëm që institucioni qeverisës i futbollit europian u jep gjyqtarëve nga Shqipëria.
Në ndeshjen e raundit kualifikues të UEFA Champions League mes Lech Poznań (Poloni) dhe AGF Aarhus (Danimarkë), që do të zhvillohet sot më 29 korrik, duke nisur nga ora 19:00, drejtësia do t’i besohet një skuadre shqiptare të arbitrimit.
Juxhin Xhaja është caktuar arbitër kryesor, me Arbër Zallën dhe Taulant Kasën si arbitra anësorë, ndërsa Andi Koçi do të jetë arbitër i katërt. Në ekipin e arbitrimit është përfshirë edhe Albert Doda, i cili do të ushtrojë detyrën e Asistentit të VAR-it.
Nesër, më 30 korrik, në ndeshjen e UEFA Conference League mes FK Jablonec (Çeki) dhe NK Varaždin (Kroaci), do të angazhohet një tjetër trupë arbitrash shqiptare.
Florian Lata do të jetë arbitër kryesor, i asistuar nga Erind Burgu dhe Egin Doda, ndërsa Ermis Çelaj është caktuar arbitër i katërt.
