Thibaut Courtois, numri një i portës së Real Madridit, nuk ka hezituar që të flasë për akuzat e Presidentit të Barcelonës, Laporta, për favorizim të arbitrave.
“Mendoj se Laporta thotë ‘dora e bardhë’ sepse duhet ta thotë për shkak të rastit Negreira. Nuk kam vënë re kurrë që arbitrat na kanë favorizuar, përkundrazi.
Gjyqtarët janë njerëz, nuk mendoj se na kanë sjellë ndonjë dobi”, tha Courtois gjatë një konference për shtyp.
