Tankeri rus “Arctic Metagaz” , i cili transporton gaz natyror të lëngshëm po lundron në Mesdhe.

Sipas France24, anija 277 metra e gjatë po shkon drejt Maltës, duke u lundruar nga rrymat e detit dhe ndodhet pranë ishullit italian të Linozës.

Tankeri u dëmtua rëndë më 4 mars pas një shpërthimi në brigjet e Libisë. Ndërsa Rusia akuzoi Ukrainën për një sulm me dronë ndaj anijes.

Autoritetet italiane dhe malteze po monitorojnë rrjedhën e anijes së dëmtuar, pasi ajo mund të përbëjë një kërcënim për anijet e tjera dhe mjedisin.

Anija “Arctic Metagaz”, e cila transporton 62,000 ton LNG, ishte sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian si pjesë e ‘flotës në hije’ të Moskës.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb