Gazetarja e News24 Klodiana Lala, deklaroi sot se News24 nuk do të ndërpresë misionin e saj, duke transmetuar dhe nga rruga. Lala tha se, televizioni do të vazhdojë misionin e vet dhe është i fortë për t’u ringritur edhe në momentet më të vështira.

Ajo kujtoi një episod ku Ardi Veliu, qe ishte ne krye te operacionit per bllokimin e Neës24 ish-drejtori i policisë, priti me makinën e tij personale “Escobarin e Ballkanit” dhe më pas e çoi në Tiranë, duke e vënë në qendër të vëmendjes sjelljen e tij autoritare dhe shkeljet ligjore që lidhen me drejtimin e policisë.

“Kur thashë se vetëm Ardi Veliu ka fituar, shumë e morën për shaka, por koha tregoi se ai ishte një drejtues barbar, që nuk njeh as minimumin e etikës dhe që ka shkelur ligjin,” u shpreh Lala.

Klodiana Lala: Ne jemi këtu që Neës24 ta vazhdojë misionin e vet. Është absolutisht I fortë për tu ringritur edhe kur të tjeret mendojnë se është rrëzuar. Kur pashë Ardi Veliun mu kujtua kur priti Escobarin e Ballkanit me makinën e tij personale që ai të mbaronte festën dhe ai ta merrte me makinën e tij personale dhe ta sillte në Tiranë.

Kur unë e thashë që ka fituar vetëm Ardi Veliu, një njeri që kishte drejtuar policinë me dorë të hekurt, duke shkelur hapur ligjin e duke dalë edhe në përgjigjmet e prokurorisë, shumë kush po qeshte dhe thoshte se këta po sulmojnë një drejtor. Koha e tregoi që ai është një drejtor barbar që nuk njeh as minimumin e jetikës dhe që po shkel ligjin. Të gjithë thonë se Neës24 po qëndron në Godina të zaptuar. Ministria e ka sqaruar qartë, që njëra nga godinat ka kontratë deri në 2033. Më thoni pse nuk lejohemi në atë godinë, të futemi në vendin e punës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb