DIBËR- Naim Muliu, punonjës policie, me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe Përgjimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ka mundur të thotë vetëm disa fjalë për vrasjen e kolegut dhe mikut të tij Ardian Roçi.
Naim Muliu

Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se ai ka telefonuar kolegët menjëherë pas krimit dhe ju ka treguar se kishte vrarë 51-vjeçarin dhe më pas është vetëdorëzuar në polici. Sipas burimeve nga Policia e Dibrës në momentin kur është dorëzuar 55-vjeçari ka qenë shumë i qetë. Ai ka treguar edhe diçka nga debati me viktimën. “Ardiani më ka sharë rrugës duke debatuar. Mua s’më ka sharë askush deri më sot, aty e kam qëlluar”, ka thënë autori, i cili në momentin e krimit drejtonte makinën, raporton “BalkanWeb”.
Në Komisariat Naim Muliu është shprehur i penduar për vrasjen e kolegut. “Nuk doja, gjithçka ndodhi në sherr”, ka thënë 55-vjeçari.
(m.k/BalkanWeb)
