TIRANË- Një përfaqësues i PDIU-së, do të drejtojë arkivat në vend. Mësohet se Këshilltari i Shpëtim Idrizit, Ardit Bido është emëruar sot në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, post që mbahej më herët nga Gjet Ndoji, që vinte nga radhët e demokstristianëve.

Ky i fundit e dorëzon detyrën pas 3 vitesh, ndërsa shprehet se gjatë kësaj kohe ka punuar për të ndërtuar një sistem efikas. “Arkivat përfituan fonde me rëndësi historike”.

STATUSI I GJET NDOJIT
Pas tre vitesh sot dorezoj detyren e Drejtorit te Pergjithshem te Arkivave
E dorezoj duke lene nje pune dhe nje bilanc , i cili ne menyren me te permbledhur eshte:
-Institucioni i memorjes ka nje sherbim me te mire e me te shpejte per qytetaret (nga 90 dite qe ishte afati i pergjigjes per tu sherbyer qytetareve, sot qytetaret e studiuesit e marrin pergjigjen vetem per 12 dite) .Ne kete menyre ne ndertuam nje sistem efikas ku sekseret dolen jashte loje, ndersa qytetaret nuk kane me nevoje per ta , as per miq te tjere per te marre sherbimin tek DPA(Mirenjohje punonjesve te sherbimit dhe atyre te sektorit te ruajtjes per punen e bere me perkushtim
-Arkivat shqiptare gjate keti trevjecari kane perfituar fonde dokumentare me rendesi historike kombetare…kjo ka ndodhur per shkak te vendosjes se marrdhenieve te ngushta te bashkepunimit me Arkivat e Turqise, Maqedonise ,Malit te Zi, Vjenes, Londres, Kalabrise, etj (Kemi perfituar mbi 30 mije dokumente ….nga keto vlen te vecojme 57 regjistrat nga fondi i Tahrireve ne Arkivin Ottoman te Stambollit. etj ).
-Sot qe une largohem nga kjo detyre po le pas nje Institucion me nje gjendje me te mire ne vendruajtjet e ti si psh:
Kemi nje godine te re ne ASHV Berat ,te perfituar nga Min e Mbrojtjes, ne qender te qytetit te Beratit…po keshtu ne qytetin e Korces. Sot kemi nje gjendje te permiresuar edhe ne vendruajtjet tjera ,pas riparimeve e rregullimeve, pa patur asnje fond shtetse nga askush, por vetem me fondet minimale qe buxheti i DPA, kaq sa per te mbajtur ne “kembe” institucionin.
-Ne kete institucion me rendesi te vacante per vendin , sot ka nje disipline te nivelit te larte, per shkak te se ciles eshte rritur rendimenti dhe rezultatet ne pune, si asnjehere tjeter. Garantoj te gjithe qytetaret se Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave sot eshte Institucion model ne Administraten tone te Shtetit Shqiptar.
-Se fundmi une largohem duke bere gjithcka munda ne dobi te institucionit, pune te cilen uroj ta ngreje ne nje shkalle me te larte pasardhesi im te cilin akoma nuk e di, por qe do te prezantohet sot. Urime per Te ! ,
Urime per stafin dhe punonjesit e arkivave shqiptare ,
Urime per familjet e tyre!

KUSH ESHTE ARDIT BIDO
Ardit Bido ka mbrojtur gradën «Doktor i Shkencave» në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës, lëmë në të cilën ka kryer edhe studimet Master. Ciklin e parë të shkollës së lartë e ka përfunduar për Gazetari në të njëjtin universitet. Punimet akademike përfshijnë studime të botuara në revista shkencore brenda e jashtë vendit, kumtesa të referuara në konferenca kombëtare e ndërkombëtare, si edhe dy monografi: “Kisha Ortodokse Shqiptare: një histori politike (1878-1937)” dhe “Koncesioni editorial i medias shqiptare”.

Ardit Bido ka një përvojë disavjeçare në shtypin e shkruar dhe mediat audiovizive. Prej vitit 2012, është pedagog pranë Departamentit të Gazetarisë të Universitetit të Tiranës dhe pranë nje universiteti privat. Ai ka pasur angazhime publike dhe komunitare, përfshi drejtimin e disa organizatave rinore, pjesëmarrjen në borde drejtuese universitare e kërkimore dhe zgjedhjen si nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Njësisë nr. 9 në Tiranë.

(d.b/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: