Ardit Çylybyli do të jetë kryetari i ri i Partisë Demokratike në Shkodër. Çylybyli fitoi garën përballë Gentian Ibros.

Nga 1781 pjesmarrës, 1083 vota mori Ardit Çylybyli ndaj rreth 678 votave që siguroi Gent Ibro me një diferencë prej afro 396 votash dhe 11 të pavlefshme.

Në fund, dy kandidatët e kësaj gare shtrënguan duart me njëri-tjetrin duke uruar suksese në vazhdimësi dhe duke dhënë mesazhin e përbashkimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb