TIRANE- Punimet për përfundimin e ndërtimit stadiumit të parë modern të futbollit në Shqipëri po vazhdojnë me intensitet të lartë. Federata Shqiptare e Futbollit përmes një videoje të publikuar në “Facebook” ka treguar se deri ku kanë shkuar punimet në stadiumin.
Punimet pritet të përfundojnë brenda vitit 2018.
Arena Kombëtare do të jetë stadium i nivelit të katërt, sipas kategorive të UEFA-s.
Stadiumi do të ketë kapacitet prej 22 mijë e 500 vendesh, ndërsa ndërtimi i tij do të kushtojë 60 milionë euro.
“Arena Kombëtare” pritet të jetë një nga stadiumet më luksoze në Ballkan dhe jo vetëm.
Tashmë janë duke u ndërtuar edhe tribunat. Më pas do të nisë me anekset dhe në fund me fushën. Ky impiant do të jetë me parametra europianë dhe pikërisht në këtë stadium Shqipëria do të luajë ndeshjet e saj.
Gjithashtu “Arena Kombëtare” do t’i shërbejë dhe skuadrave të kryeqytetit.
(BalkanWeb)
