Më shumë se 100 Cadillac ngjyrë rozë do ta shoqërojnë Aretha Franklin drejt banesës së fundit gjatë ditës së sotme në Detroit të SHBA-ve.
Siç shkruajnë mediat amerikane, automjetet do të parkohen në vijën para kishës, ku për shumë vite këngëtarja e ndjerë kishte kryer ritualet fetare gjatë ditës së diele.
Janë pikërisht Crisette Ellis dhe burri i saj që ka një veturë të tillë që përmes rrjeteve sociale u ka bërë thirrje të gjithëve që te ndjekin shembullin e tij.
Gjithashtu është planifikuar të mbahet një koncert në kujtim të yllit të madh muzikor, ku do të perfomojnë Stevie Wonder, Ariana Grande, Jennifer Hudson, Faith Hill, Chaka Khan, Shirley Caesar, Yolanda Adams, Marvin Sapp, Vanessa Bell Armstrong.
Mijëra fans kanë kryer homazhe në Muzeun e Historisë së Afrikano-Amerikan për dy ditë rresht.
