Qindra të rinj, të shoqëruar nga kafshët e tyre shtëpiake, u mblodhën këtë të diel në Parkun e Liqenit Artificial për t’u bërë pjesë e “Maratonës së miqve me katër këmbë”, një aktivitet që ndërthur argëtimin me një kauzë sociale.

E konceptuar për të bashkuar komunitetin e kafshëdashësve, maratona kishte si qëllim kryesor ndihmën për kafshët e pastreha. Organizatori, Endrit Cela, bëri të ditur se të ardhurat e mbledhura nga pjesëmarrësit do të përdoren për mbështetjen e strehave dhe sigurimin e ushqimit për kafshët pa kujdes familjar.

Sipas tij, nisma lindi nga pasioni dhe dëshira për të kontribuar konkretisht për kafshët në nevojë, të cilat shpesh përfundojnë të braktisura në rrugë ose në strehime që mbahen falë angazhimit vullnetar. Aktiviteti tërhoqi edhe pjesëmarrës të huaj, si turistë që ndodheshin rastësisht në zonë, ashtu edhe rezidentë në Shqipëri të informuar përmes rrjeteve sociale.

Me një itinerar prej 3 kilometrash, maratona u zhvillua në ambientet e parkut, duke krijuar një atmosferë pozitive dhe plot energji. Përveç garës, pjesëmarrësit shijuan një ditë relaksi në natyrë, të shoqëruar me muzikë dhe aktivitete, duke e kthyer këtë të diel në një festë për njerëzit dhe miqtë e tyre me katër këmbë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: