Ndërsa të ftuarit e një mbrëmjeje gala të organizuar për bamirësi u mblodhën në sallën e ballo Mar-a-Lago të premten në mbrëmje, një skenë shumë e ndryshme po zhvillohej në anën tjetër të pronës së madhe të presidentit amerikan në Palm Beach, Florida.

Pas dyerve të veshura me ar, shtresave të shumëfishta të sigurisë dhe perdeve të zeza, zyrtarët më të lartë të sigurisë kombëtare të SHBA-së ishin mbledhur dhe po përgatiteshin për një natë të madhe që i priste.

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, Sekretari i Shtetit , Marco Rubio dhe Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, mbërritën në pronë herët, të padukshëm nga turma që festonte dhe pinte kokteje pranë pishinës. Po kështu bëri edhe Kryetari i Shtabit të Përbashkët, Dan Kaine, i cili kishte vendosur në një trekëmbësh një hartë të Lindjes së Mesme që tregonte vendndodhjet e instalimeve ushtarake amerikane – së bashku me objektivat në Iran.

Dan Caine
Dan Caine

Kur Donald Trump zbarkoi, hapësira ishte transformuar në një Qendër Operacionesh të improvizuar nga ku ai do të mbikëqyrte nisjen e një sulmi të zgjatur ndaj Iranit. Megjithatë, së pari ai iu drejtua sallës së vallëzimit.

“Argëtohuni të gjithë! Unë duhet të shkoj në punë”, tha Trump para turmës së mbledhur për një gala bamirësie, pasi kërceu shkurt me këngën “Zoti e bekoftë SHBA-në”.

Gettyimages 2263584455
Gettyimages 2263584455

Fotot e publikuara nga Shtëpia e Bardhë tregonin Trumpin, i cili mbante një kapelë të bardhë ku shkruhej “SHBA”, duke monitoruar zhvillimet në operacion, i cili rezultoi në vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Në njërën nga fotot, Trump shihet i përkulur drejt shefes së stafit të tij, Susie Wiles , ndërsa ajo bën një gjest me dorën e djathtë. Një orë inteligjente e zezë që mbante veshur Wiles shkaktoi reagime të ashpra në internet se mund të rrezikonte sigurinë e dhomës, një ide që u hodh poshtë shpejt nga prodhuesi i pajisjes.

Përtej orës inteligjente të Wiles, zgjedhja e Mar-a-Lago nga Trump për të mbikëqyrur një nga operacionet ushtarake më të ndjeshme ka ngritur shqetësime midis profesionistëve të sigurisë kombëtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: