Argjentina pësoi disfatë 1-2 nga Arabia Saudite, ndërsa Franca mundi 4-1 Australinë. Rreth takimeve të sotme të Botërorit të Katarit foli për Qatar n’24 në News 24, trajneri i mirënjohur, Shpëtim Duro.

“Argjentina zhgënjeu në ndeshjen e parë, ndërsa Franca bindi. Ne të gjithë kemi folur për Argjentinën, pasi vinte pas shumë fitoresh radhazi dhe kishte në skuadër Messin.

Duke e krahasuar Francën me Argjentinën, këta të fundit më zhgënjyen. Lojtarët janë jashtë forme si Di Maria apo Papu Gomez. Ka emra që janë larguar nga PSG si Paredes. Këta janë emra që nuk bindin. Megjithatë është vetëm ndeshja e parë dhe ka kohë. Futbolli është i çuditshëm” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb