Lionel Messi ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të Botërorit, duke ndarë një mesazh prekës për tifozët dhe bashkëlojtarët.
Kapiteni i Argjentinës pranoi se dështimi në finale ka lënë një zhgënjim të madh, por theksoi se krenaria për rrugëtimin dhe sukseset e skuadrës mbetet e paprekur.
“Dhimbja është e madhe dhe do të duhet kohë që kjo plagë të shërohet. Por unë gjithashtu mbaj mend edhe gjithë të mirat. Ndeshjet që i ndryshuam, duke dhënë gjithçka nga veta, të cilat do të mbeten përgjithmonë në kujtimet tona. Mbështetja e një vendi të tërë që së bashku me punën dhe përpjekjet e palodhura të këtij grupi, na çoi edhe një herë, të ishim midis më të mirëve në botë.
Sot është e vështirë të vlerësojmë plotësisht atë që arritëm, por ky grup arriti dy finale radhazi në Kupën e Botës. Faleminderit nga thellësia e zemrës simë për çdo përshëndetje dhe mesazh. Edhe një herë, arritëm të bashkohemi si vend dhe të jemi së bashku, duke ndarë krenarinë e madhe të të qenit argjentinas. Dua gjithashtu të përgëzoj Spanjën për fitimin e kampionatit”, ka shkruar Messi.
