Ylli i Argjentinës, Lionel Messi u shpreh optimist, në prag të nisjes së Botërorit.

“Mezi prisja të luaja për pak kohë, pasi mbërrita me një ndjesi të pakëndshme. Jam i lumtur, i emocionuar dhe po shijoj çdo moment. Ndihem shumë mirë. Mezi prisja të vija dhe të largoja frikën që ke kur ndjen këtë shqetësim. Kemi një javë për t’u përgatitur për ndeshjen hapëse.

Pavarësisht se Argjentina vjen në këtë turne si kampione në fuqi e botës, fituese e trofeut në Katar katër vite më parë, Messi siguroi se skuadra e drejtuar nga Lionel Scaloni nuk e ka humbur aspak urinë për fitore dhe sukses.

“Si gjithmonë, kur fillon një garë, veçanërisht një Kupë Bote, jam shumë i emocionuar. Ekipi vazhdon të tregojë se ka të njëjtën dëshirë dhe entuziazëm. Ne do të vazhdojmë hap pas hapi, por me entuziazëm, emocion dhe besim të madh në atë që jemi të aftë të bëjmë”,

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb