Argjentina po përgatitet për ndeshjen e parë të Kupës së Botës ndaj Arabisë Saudite. Gjendja fizike e lojtarëve është mjaft e mirë, por shqetëson Lionel Messi.
“Pleshti” është stërvitur i diferencuar nga grupi, çka ka alarmuar trajnerin Scaloni. Gjithsesi, bëhet fjalë për probleme të vogla fizike, të cilat nuk pritet të ndikojnë dhe Messi me siguri do jetë në fushë për ndeshjen e parë të Botërorit të Katarit.

(BalkanWeb)
