Argjentina nuk u përmbajt në miqësore ndaj një rivali modest se Curaçao, duke e mposhtur thellë 7-0. Skenën e rrëmbeu sërish Leo Messi, i cili shënoi një “hat-trick” brenda 36 minutave lojë dhe tekaloi shifrën e 100 golave me Albiceleste.

Shfaqje unike e Leo Messit, autor i tre golave në pjesën e parë ndaj ekipit nga Karaibet. Sulmuesi i PSG-së shënoi golat e 100-të, të 101-të dhe të 102-të personalë për kombëtaren në harkun kohor të 17 minutave.

Goli i tij i parë në këtë ndeshje, ai historik dhe treshifror, u festua në një mënyrë të veçantë. Topin me të cilin shënoi, në fakt arbitri kryesor ia dorëzoi një drejtuesi të Federatës Argjentinase të Futbollit, me siguri për ta ruajtur në ndonjë muze.

Pjesa e parë u mbyll 5-0, teksa shënuan edhe Gonzalez me Fernandez. Ndërsa në të dytën Di Maria dhe Montiel thelluan rezultatin, duke kënaqur tifozët e pranishëm.

Messi hyri në “klubin” e kufizuar të lojtarëve që kanë shënuar të paktën 100 herë me kombëtaren e tyre, që përfshin Cristiano Ronaldon me 124 gola dhe iranianin Ali Daei me 109. Këtë të fundit Messi ka mundësi ta arrijë, pse jo, ta parakalojë, nëse vazhdon vijon të luajë me kombëtaren.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb